Gjobitet qytetari që parkoi automjetin e tij në trotuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se kanë arritur që ta identifikojnë personin, i cili automjetin e tij të udhëtarëve e parkoi në trotuar në një rrugë në Ferizaj.

Sipas policisë, kjo informatë bashkë me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

“Policia e ftoi qytetarin S.T (M/K) 44 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet nga policia në Ferizaj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga policia.