Gjobiten transportuesit publikë në kryeqytet për mosmbajtje të distancës

Inspektorët e rendit në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar sot transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

Pas inspektimeve janë gjobitur përgjegjësit me nga 200 euro, ndërsa kompanitë me nga 500 euro.

Nuk bëhet i ditur numri i kompanive apo përgjegjësve që janë dënuar. Shkak për gjobat është mosmbajtja e distancës si masë mbrojtëse kundër Covidit në mjetet e transportit publik.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë.