Gjobë shoferit në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e =udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të dërguar nga policia e Kosovës në Ferizaj.

Ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar u shqiptua gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Shoferi I gjobitur në tërësi e ka pranuar kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.