ferizaj

Gjobë dhe heqje e patentës ndaj shoferit 30-vjeçar në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje reth orës 06:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, “Tejkalim i shpejtësisë” në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 102 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet B.I (M/MV) i moshës 30 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Përmes një komunikate për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

V”eprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në komunikatën e PK-së.