“Gjithmonë ja qëlloj”, ky është parashikimi i Flaka Krelanit për ndeshjen Angli-Kosovë

Flaka njihet për parashikimet e saj rreth ndeshjeve në futboll, e një të tillë e ka bërë edhe së fundmi në prag të ndeshjes Angli – Kosovë.

“Tash e tutje kam vendos me i tregu parashikimet e mija sa i përket lojërave në futboll! Duke qenë se gjithmonë i qëlloj, mos të harrojmë lojën historike Barcelona vs Real Madrid ku Barcelona e fitoj lojën 5-0. Kosova vs Çekia 2-1. E për sonte mendoj: Anglia-Kosova 1-1.”

Tutje këngëtarja shpreson në një barazim 1-1 sonte në Southampton, në stadiumin “St Mary’s”, ku do të zhvillohet ndeshja Angli-Kosovë.

loading…