Gjithmonë i rezervuar, MC Kresha fotografohet duke e puthur me bashkëshorten

Reperi i njohur, Mc Kresha është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ai prej disa vitesh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erzinën dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

Mirëpo, rrallëherë ndajnë foto së bashku. Së fundmi, çifti janë shfaqur pranë njëri-tjetrit, teksa Kresha e puth Erzinën. Ata kanë qenë pjesëmarrës në festivalin shqiptar në Zvicër.

Kujtojmë që MC Kresha pritet nga momenti në moment të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Luana Vjollcën./abcnews.al