Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e së dielës: Votimi me asistencë, masat mbrojtëse nga Covid-19…

Zgjedhjet komunale do të mbahen këtë të diel.

Ballkani.info u sjell detaje:

Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile. KQZ do t’i kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listen e IKSHPK, deri me datën 15 tetor si persona të infektuar me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak.

• Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar; • Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për dezinfektim;

• Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit;

• Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet;

• Nënshkruheni në listën votuese; • Para se të merrni fletëvotimet, ju duhet t’i dezinfektoni duart;

• Së bashku me fletëvotimet, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur fletëvotimet, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës;

• Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavaruar;

• Pasi të keni votuar, fletëvotimet i vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e vendosni në kutinë e votimit;

• Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart;

• Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID – 19 dhe votuesve të izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555