Gjithçka që duhet të dini për gjeneratën e 4-t të smartphone-ve të palosshëm

Më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

Të gjithë adhuruesit i përqafuan menjëherë risitë e ofruara, si pasojë e të cilave janë krijuar edhe shumë lehtësime.

Më poshtë, ne po ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore:

Galaxy Z Fold4 – Kryeni disa detyra njëkohësisht falë funksionalitetit të shtuar

Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Për më tepër, është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme.
Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

Galaxy Z Fold4 – Ndryshimet në kamera

Sipas businessmag.al, Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP dhe lente zmadhimi 30x. Me madhësinë më të madhe të pikselit, një sensor 23 përqind më të ndritshëm dhe fuqinë e përmirësuar të përpunimit, përdoruesit mund të kapin imazhe të qarta edhe gjatë natës.

Galaxy Z Flip4 – Eksperienca të reja fotografike

Galaxy Z Flip4 prezantoi FlexCam, perfekte për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta, ditën ose natën.

Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë

Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant.
Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç. Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.