Gjithçka që dihet rreth konfiskimit të veturës çerekmilionshe të Morena Tarakut

Policia ia konfiskon veturën këngëtares Morena Taraku. Ajo ishte e vjedhur në Gjermani dhe kushtonte 250 mijë euro

Një të tillë që kushton 250 mijë euro, modelja e solli në Kosovë, gjatë këtij muaji.

Por Bentleyn e saj këngëtarja tentoi ta fuste përmes doganës duke i ikur pagesës.

Këngëtarja nga Prishtina kishte tentuar ta fus veturën me kilometra të kaluara por ishte ndaluar.

Madje organet e rendit po dyshojnë se kjo veturë është e vjedhur në Gjermani.

Për këtë Bentley i këngëtares është konfiskuar nga Drejtoria për Krim të organizuar të martën.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë. Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës rasti i inicuar nga Dogana për shmangie të taksës doganore lidhur me veturën e Morena Tarakun ishte mbyllur.

E pas mbylljes së rastit, Prokuroria e Prishtinës, ka nisur hetime penale për zyrtarët brenda Doganës e Policisë së Kosovës të cilët kishin qasje në dosjen e lëndës për të zbuluar se si u publikua në media.

Ndërsa të premten Prokuroria e Prishtinës ka vazhduar presonin mbi zyrtarë të Doganës e Policisë – sinjalizuesve të cilët ishin përfshirë në rastin e Morena Tarakut.

Për doganimin e saj ishte dashur të paguante 57 mijë e 416 euro.

loading…