Derbi i qytetit të Mançesterit fillon sot prej orës 17:30 në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Unitedit në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.
Nëntë pikë i ndajnë këto dy klube para kësaj ndeshjeje, dhe skuadra e Pep Guardiola mund t’i rrisë edhe më tej shpresat për mbrojtjen e titullin të Premierligës, nëse arrijnë të sigurojnë fitore në këtë ndeshje
Man City nuk ka përjetuar asnjë humbje deri më tani në këtë stinor, ndërsa skuadra e Jose Mourinhos ka tre humbje, dhe pozicionohet në vendin e tetë në renditje.
Herën e fundit që këto dy skuadra u ndeshën, Manchester Unitedi arriti ta përmbysë rezultatin nga 0-2 në 3-2, duke ia shtyrë kështu festimet për titullin e Premierligës Manchester Cityt edhe për një javë më shumë.
Manchester City:

Manchester United:








