Gjithçka gati për ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të eksodit “Bllaca ‘99” (FOTO)

Tashmë është gjithçka gati për fillimin e ceremonisë se vënies së gurthemelit për ndërtimin e Muzeut të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”.

Dhjetëra qytetarë dhe pëfaqësues të institucioneve kosovare janë nisur për në Bllacë, në kufirin ndërmjet Kosovë dhe Maqedonisë, raporton Ballkani.info.

Shkuarja për në fshatin Bllacë të komunës së Hanit të Elezit është organizuar me tren. Ky udhëtim po bëhet me qëllim të kujtimit të eksodit të kosovarëve të vitit 1999.

Udhëtimi me tren dhe ceremonia e vënies së gurthemelit të muzeut është organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë ceremoni…