Gjithçka gati, inaugurimi i politikanit më të fuqishëm në botë, Joe Biden

Edhe pak orë na ndajnë në nisjen e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E përditshmja “Daily Mail” ka publikuar pamje të skenës ku pritet të betohet presidenti më i fuqishëm në botë.

Në Uashington, konkretisht Capitol Hill janë pozicionuar 25.000 mijë trupa të Gardës Kombëtare që përkujdesen për inaugurimin e  presidentit demokrat të 46-tin të vendit.

Bideni dhe zëvëndëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme.