Gjithçka e kryer: Kur do t’i bëjë testet mjekësore dhe sa do t’i kushtojë Vojvoda Torinos?

Mërgim Vojvoda së shpejti do të lërë Standard Liegen për Torinon.

Ky është lajmi që japin të gjitha mediat italiane, derisa Supersport, nga burime të afërta me futbollistin, raporton se Vojvoda ka arritur marrëveshje për transferimin në Serinë A dhe gjithçka mund të finalizohet nesër.

Ai kërkohej edhe nga Atalanta, por në fund e ka rrëmbyer Torino.

Sipas Sky Italia, Standard Liege dhe Torino tashmë janë pajtuar me kushtet e transferimit për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares së Kosovës, i cili do t’i kryejë testet mjekësore të mërkurën.

Sipas kësaj medie, Vojvoda do t’i kushtojë Torinos 5.5 milionë euro plus bonuse.