Gjira

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Reperja e njohur Gjira Kajtazi ka reaguar për vrasjen e një gruaje në Pejë, që dyshohet të jetë qëlluar nga bashkëshorti i saj.

Nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ reperja u shpreh e indinjuar për rastin që tronditi sot qytetin e Pejës.

“Eh bre nanen… ku s’dul kurrë një femër, që mbyt burrin… !! S’është që se lypni edhe ju. Po keni fat që po jetoni me një vend ku fatkeqësisht një femër s’po ka vlerë. Marre ju koftë”, u shpreh ajo indinjuar për rastin e sotëm.

Foto: Gjira Kajtazi / Instagram

Gjira prej kohësh jeton në Gjermani, derisa në të shumtën e rasteve reagon për zhvillimet në Kosovë ku shpreh haptas pikëpamjet e saj.

Ndonëse, dikur ishte mjaft aktive në muzikë, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndryshe, rasti i sotëm tronditi Pejën. E ndjera, e cila ishte punonjëse shëndetësore, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qytetin e Ferizajt, ku një grua u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i viktimës.