Gjira Kajtazi ndan momentin më emocional

Reperja Gjira Kajtazi e ka ndarë momentin më emocionues me ndjekësit.

Reperja Gjira Kajtazi është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit në Instagram të disa fotografive me bark të fryrë ndërsa tani e ka ndarë me ndjekësit momentin më emocional.

Në një Instastory Gjira shihet duke ia dëgjuar të rrahurat e zemrës foshnjës që po e mban në bark dhe pranë postimit ka thënë se kjo është muzika më e mirë për të.