Gjira Kajtazi i kërkon falje publikisht Melindës: Më vjen keq që mora të drejtën të përzihem në veprimet e tua

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, ditë më parë ka bërë një shkrim kundrejt artistes Melinda Ademi, një ditë pas publikimit të këngës së saj të re të titulluar “Qa din ti”.

Ajo e kishte ofenduar reperen duke ia përmendur të ëmën që i ndërroi jetë pak muaj më parë, pas paraqitjeve provokuese në videoklip.

Duke qenë se ka bërë një bujë të madhe, ajo ka kërkuar falje në një tjetër postim të publikuar gjatë ditës së sotme (e enjte).