Gjira Kajtazi flet për fizikun e saj: E dua akoma më shumë pas lindjes

Kanë kaluar vetëm disa muaj që kur reperja Gjira Kajtazi është bërë nënë.

Ajo dhe partneri i saj futbollisti, Ali Ibrahimi, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Maël.

Megjithatë, pas lindjes si çdo femër tjetër edhe Gjira vazhdon të ketë probleme me peshën dhe duket se kjo gjë nuk po i pengon aspak.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram reperja e ka treguar fizikun e vërtetë, derisa thotë se po e pëlqen më shumë pas lindjes.

“Prej se e di se çfarë ka qenë në gjendje trupi im të bëj.. birin tim, dhuratën më të shtrenjtë nga zoti e dua veten& trupin tim akoma më shumë. Po i them këto fjalë se jam duke e parë që gratë pas lindjes i bëjnë vetes më shumë stres për të rikthyer trupin në formë. Sidomos gjykimet nga femrat në komente sikur që i kam marrë edhe unë, nga femra që ende nuk e ka përjetuar një shtatzëni më duken jo realiste&qesharake dhe është e pamundur të rikthehesh në formë për një kohë të shkurtër. Sidoqoftë jam krenare dhe e lumtur dhe trupi i femrës dëshiron pak kajmak dhe është mirë për mua dhe burrin tim”, është përshkrimi që ajo ka bërë krahas imazhit.

Theksojmë se Gjira është duke i kaluar disa ditë pushimi në Kosovë pasi tash e sa vite është shpërngulur në Gjermani me familjen e saj.

View this post on Instagram

Special sunset ke mahallaaaaaa ☀️

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on