Gjira Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Lana

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, është bërë të premten nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, e cila gëzon shëndet të plotë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë vendosur që ta pagëzojnë vajzën e tyre të sapoardhur në jetë me emrin Lana.

Ka qenë vet interpretuesja e hitit “Çka po don me t’knu zemër”, ajo e cila ka bërë të ditur lajmin përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Gjira ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, të dorës së vogël të vogëlushes që mirëpriti në jetë.

“Përshëndetje botë…kjo është supervajza ime Lana Ibrahimaj, 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3,5 gr.”, kanë qenë detajet e theksuara nga reperja Kajtazi në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, Gjira dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një djali më të madh të quajtur Maël.