Gjira bëhet nënë

Gjira Kajtazi është bërë nënë. Ajo dhe partneri i saj janë bërë prindër të një djali.

Këngëtarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me partnerin dhe fëmijën e saj.

“Ky është çasti që na ka ndryshuar jetën përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj”.

“Faleminderit që na zgjodhe neve si nënë dhe baba. Mezi presim ta njohim shpirtin tënd të bukur dhe të guximshëm”, ka shkruar Gjira në Instagram.

Ky është fëmija i parë i Gjirës, e cila javë më parë solli këngën e re, “Aua”, me të cilën shënoi rikthimin e saj në muzikë.