Rron Gjinovci ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Duke folur për Samitin në Tiranë, Gjinovci ka thënë Rama, e ka mbrojtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke ia përmirësuar imazhin në sytë e Perëndimit.

Tutje Gjinovci ka thënë se ushtria e Kosovës e “çmonton për 24 orë ushtrinë e Shqipërisë”.

“Edi Rama na ka vendosur neve sanksione. Ushtria e Kosovës e çmonton për 24 orë ushtrinë e Shqipërisë. Kurrfarë ushtrie s’ka ai”, ka thënë ai.