Gjinovci për Metën e Kryemadhin: Veç në Azerbajxhan ke kësi raste

Aktivisti Rron Gjinovci ka kritikuar organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Ata e dinë që në zgjedhje çalojnë madje edhe në krahasim me Kosovën që është shtet i ri’, thotë Gjinovci në Pressing.

Gjinovci ka dhënë edhe arsyet pse opozita po humb zgjedhjet atje.

“Lulzim Basha ka qenë Ministër i të gjitha ministrive gati në të kaluarën. Aty ku ka pasur korrupsion të përfolur më së shumti, aty ku ka pasur vrasje të protestuesve…për të gjitha gjërat është i përfolur”, thotë ai.Reklamë

“Për Monika Kryemadhin nuk e di a ka nevojë me fol najsen. E para e punës qysh ka ardhur ajo në parti…me trashëgim sikur monarki, shkon Ilir Meta bëhet president e ia len gruas së vetë partinë…dmth veç  në Azerbajxhan ndodhin kësi raste”, shton Gjinovci.

“LSI është parti që është bazuar gjithmonë te klientela, kur je pa pushtet e je parti klientaliste t’i s’ki çka ofron. Ky rezultat i LSI’së është i pritshëm”, tha ai.