Gjinovci i komenton Liburn Aliut: Marrëveshja që e ke nënshkru është definicion i konfliktit të interesit

Ish-anëtari i VV-së, Rron Gjinovci, e ka quajtur definicion të konfliktit të interesit nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe kolegjit privat në të cilin edhe punon, raporton Gazeta Express.

Pjesëtari i shoqërisë civile, Gjinovci, i ka komentuar ministrit Aliu në postimin e tij në Facebook se nuk mundet me nënshkru memorandum në cilësinë e ministrit me punëdhënësin e tij privat.

“Nuk mundesh o i nderuar profesor dhe Minister Aliu, me nenshkru memorandum ne cilesine e ministrit me punedhanesin tand privat, nuk mundesh. Nejse, ti po mundesh, po na bari nuk hajmë. Kurrfare lidhje nuk ka sa memorandume tjera dhe me kend i nenshkrun. Definicion i konfliktit te interest.Pike”, ka shkruar Gjinovci.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me një kolegj privat në të cilin ligjëron si profesor dhe merr pagë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta nga shoqëria civile dhe analistët politikë.

Vet ministri Aliu ka dalë me një deklaratë ku ka thënë se marrëveshjen me kolegjin privat që e ka nënshkruar sot do ta bëjë nesër edhe me Universitetin e Prishtinës.