Kryetari i Gjakovës, njëherit Nënkryetar i AAK-së, z. Ardian Gjini, ka thënë se qeveria ka shkelur përsëri kushtetutën e vendit me masat e reja të prezantuara sot nga ministri Vitia.
‘’Kemi pasur vetëm një pistë dhe e kemi ndjek atë. Dhjetë raste kemi në total ndërsa 5 janë shëruar. 5 janë në klinikë infektive, ndërsa për 2 persona po presim rezultate. Nuk dua të jap shumë lajme të mira pasi nuk duhet të çlirohen qytetarët.’’, tha ai në një intervistë për T7.
“Qeveria ka mundur të bëjë më shumë. Komuna ka marrë të gjitha masat që janë në kompetenca tona”, deklaroi ai.
‘’Për mendimin tim kjo është rishkelje e kushtetuës. Mendoj se qeveria po abuzon me pushtet. Mendoj se mund të respektohen ligjet dhe të mirren masa. Gjykata ka thënë se qeveria nuk mund të merr vendime për kufizim të lëvizjes në nivel vendi. Qeveria tregoi se po merr masa drastike, në të njëjtën kohë pa aprovim të kuvendit. Pse duhet abuzohet kështu me pushtetin. Nuk ka pasur rrezik shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për qeverinë. Po vendosen precendente të jashtëzakonshme. Ne do vazhdojmë të jetojmë edhe pas pandemisë. Sonte kam parë abuzim të skajshëm. Madje më erdhi interesant kur e dëgjova drejtorin e IKSHPK-së duke folur për integrim europian. Tragjikomedi mu duk kjo punë.’’, deklaroi Gjini.







