Gjini: Nëse paraqiten raste të reja duhet të mbyllemi për javë të tëra

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka lutur qytetarët që t’i respektojnë masat.

“Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e coronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie. Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prap. Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra”, ka thënë ai.

“Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë”.