Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se Kurti ka hedhur “hi syve” kur ka thënë se ka vendosur rend dhe ligj në veri, dhe këtë më së miri e dëshmon sulmi i sontëm terrorist në veri, shkruan Ballkani.info.

Postimi i tij:

Askush në Kosovë nuk ka dilemë se Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën. Këtë e di edhe qeveria, edhe opozita edhe institucionet tona të sigurisë edhe shumica e qytetarëve.

Por, mbrojtjen e Kosovës, jetën e qytetarëve, pronën dhe infrastrukturën e vendit e kanë per detyrë ta bëjnë ata që e udheheqin vendin.

Kanë dështuar, sepse vendin armiqesor e njohin, nuk është dashur të befasohen.

Aq më tepër, me dhjetëra herë kane thënë që veriu është “çliruar’ nga bandat kriminale dhe terroristët.

Ne e dimë që Serbia është armiqësore, por qeveria jonë duhet të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtje.

Ka dështuar.

Aq me keq, qeveria jonë e akuzon opozitën se po “gëzohet” për aktin terrorist. E turpshme!

Kurti e ka pushtetin e plotë, na ka rrejtë që ka sjellë rend e ligj në veri. Ky është dështim.
E tash po i akuzon të tjerët.