Gjini kërkon nga Vjosa Osmani që të mos shpallë menjëherë zgjedhjet

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani që të mos shpallë menjëherë zgjedhjet.

Kushtetuesja mori vendim që zgjedhjet të shpallen pasi vota e deputetit Etem Arifi dhe votimi për Qeverinë Hoti u shpallën të pavlefshme.

“presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë”, shkroi ai.