Gjini i AAK’së: Policia të sqarojë a është pyetur për heqjen e rrethojave te objekti qeverisë

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka reaguar pas heqjes së rrethojave në objektin e qeverisë.

Në një shkrim në Facebook, Gjini ka shkruar se policia duhet që të sqarojë a është pyetur për heqjen e rrethojave nga objekti, transmeton Ballkani.info.

“Policia e Kosovës duhet të sqarojë se a është pyetur për heqjen e rrethojave të objektit të qeverisë A i ndryshon ky vendim rregullat e angazhimit për sigurimin e objektit? A duhet të angazhohen më shumë polic për sigurim? A ka ndryshim të protokolleve”, ka shkruar ai.

Ai shton se ky është një vendim populist totalisht i panevojshëm.