Gjini: Çdo datë në pranverë, na kthen në kohën e lavdishme të luftës së UÇK-së

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini së bashku edhe me përfaqësues tjerë të komunës dhe qytetarë, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve në fshatin Dujakë.

Gjini ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se çdo datë në muajt e Pranverës, na kthen në kohën e lavdishme të luftës dhe kontributit të shenjtë të dëshmorëve, martirëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Çdo datë në muajt e Pranverës, na kthen në kohë, në kohën e lavdishme të luftës dhe kontributit të shenjtë të dëshmorëve, martirëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Homazhe në nderim të dëshmorëve në fshatin Dujakë. Lavdi!