Ardian Gjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk i lexon komentet nëpër mediat sociale.

Ai në T7 ka thënë se çuditet kur i thuhet një politikani “baba”, referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Me i tha dikujt babë vetëm Stalinit, Enverit e Titos i kanë thënë, bile njëherë jam bërë arrogant iu kam thënë shkoni more kërkoni falje baballarëve tuaj të vërtetë”, ka thënë Gjini..

Ai tha se kjo është qasje komuniste, duke shtuar edhe nëpër studio televizive shpesh shprehet dashuri për politikanët.

Sipas Gjinit në vendet demokratike nuk shndërrohen politikanët në idhuj.

“Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se si po qeverisë Kryeministri Kurti  apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.

“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka quar deri në fund…mos e qo pas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shohin edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarrjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo.