Gjimshiti do të mungojë rreth 30 ditë

Berat Gjimshiti do të mungojë së paku 30 ditë shkaku i lëndimit të pësuar.

Klubi nga Serie A, Atalanta ka bërë të ditur se mbrojtësi i është nënshtruar një operacioni pasi theu dorën në ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë.

“Futbollisti Berat Gjimshiti kreu me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në parakrahun e majtë. Pas disa ditësh mbrojtësi zikaltër do të rifillojë stërvitjen, koha e parashikuar për t’u rikthyer në fushën e blertë është rreth 30 ditë”, ka shkruar faqja zyrtare e Atalantës.