Gjilani thellon krizën e Feronikelit

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë rresht të shtunën në shtëpi duke e mposhtur Feronikelin me rezultatin 1:0.

Takimi ishte i hapur e me raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që luanin kryesisht në mesin e fushës.

Por vendasit shënuan në minutën e 20-të me Gerard Prognin që realizoi një gol të bukur për 1:0.

Pas golit të pësuar vendasit kishin edhe disa mundësi shënimi. Në minutën e 36-të Keita Razak nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Edhe pjesa e dytë ishte ne ngjashme me raste të shumta shënimi.

Te vendasit rrezikuan Progni e Darko Nikaq por pa sukses. Në mundësi të mirë shënimi te skuadra nga Drenasi, ishin Jean Da Silva dhe Marko Simonovski , por portieri Enea Koliqi nuk lejoj të mposhtej.

Me këtë fitore Gjilani është në pozitën e katërt me 43 pikë përderisa Feronikeli në pozitën e gjashtë me 34 pikë.