Gjilani prezanton Dallkun, Dautajn e Govorin

Skuadra e Gjilanit të dielën i ka prezantuar tre futbollistët, Ardin Dallkun, Qëndrim Dautajn dhe Drin Govorin. Te klubi i Gjilanit nuk është bërë e ditur kohëzgjatje, por presin paraqitje dinjitoze këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Dautaj që luan si mesfushor edhe më herët ka qenë pjesë Gjilanit, ndërsa së fundi ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës. Mbrojtësi Dallku së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Dallku 26-vjeçar më herët ka qenë i ftuar në dy ndeshje edhe për Kosovën. Ndërkohë Govori 21-vjeçar së fundi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. Ai është zhvilluar si futbollist te 2 Korriku i Prishtinës.