Formacionet

Gjilani kërkon të rikthehet te fitoret, Malisheva për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Gjilani është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta derisa pikët janë shumë të rëndësishme si për vendasit ashtu edhe për mysafirët.

Gjilani synon të rikthehet te fitorja pas shtatë xhirove ku ka marrë pesë barazime dhe dy disfata.

Derisa Malisheva ka tre fitore radhazi dhe kërkon të katërtën për ta blinduar pozitën e katërt dhe për tu afruar edhe më shumë me të tretën.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Ziko, Shehi, Ramadani, Roganovic, Acka, Shabani, Heric, Cale, Basa, Jarovic.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitija, Mustafa, Brruti, Ferati, Hazrollaj, Aliu.