Gjilanasja vdes disa ditë pasi u lirua nga spitali, ishte e përfshirë në një aksident

Një grua ka vdekur dje në Gjilan, disa ditë pasi ishte liruar nga trajtimi mjekësor që pati në spital.

Në raportin e policisë thuhet se ajo ishte e përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur më 15 maj të këtij viti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.