Gjilanasit të pasigurtë pas shpërthimit të vatrës së re në Topanicë

Shpërthimi i vatrës së re në Topanicë të Kamenicës, e cila është në distancë shumë të afërt me komunën tonë, tregon qartë se sa të pasigurtë mund të jemi, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.

Lutfi Haziri, i lut të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e familjes Morina të Kamenicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen, për ta parandaluar përhapjen e #Covid.

Komuna e Gjilanit po vazhdon të mos ketë raste të reja me Covid-19, derisa pesë familje janë në vetizolim.

“I falënderoj institucionet shëndetësore, policinë dhe emergjencat civile për punën e madhe që e kanë bërë në këto 24 orët e fundit. Jemi në bashkëpinim të mirë me 11 kryetarët komunave të sektorit të lindjes, për ta parandaluar përhapjen”, tha Haziri.

Ai shtoi se do të vazhdojnë t’i mbështesin familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes pakove ushqimore e higjienike.