Prokuroria

Gjilanasi kanos gruan, prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë rë dyshuarin N.L., se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

Sipas prokurorisë, i dyshuari në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje dhe në prani të fëmijëve e ka kanosur me fjalë, pasi që dyshonte se e njëjta po e tradhtonte.

“Dyshohet që, më 25 dhjetor 2018, në fshatin Velekincë, komuna Gjilan, i dyshuari N.L., me veprimet e tij në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., në prezencë të fëmijëve e ka kanosur me fjalë, pasi që dyshonte se e njëjta po e tradhtonte, me ç’rast te ajo ka shkaktuar frikësim dhe ankth”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu sipas prokurorisë i dyshuari në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi një armë zjarri, e cila edhe i është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor, pas incidentit me bashkëshorten e tij.

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ndaj të dyshuarit N.L., ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.