Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Gjilani, meqenëse i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se dy prej familjarëve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Rr. Elena Gjika, Gjilan, 10.02.2021-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.