Gjilan, vetura godet një këmbësore

Duke e drejtuar veturën me pakujdësi, një person ka goditur një këmbësore, të cilës edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën Ibrahim Rugova në Gjilan, raporton Indeksonline.

Pas goditjes, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Gjilan, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 26.11.2021-22:30.  I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Gjilan. Rasti vazhdon të hetohet.”