Gjilan: Vdes një person derisa ishte duke peshkuar

Një person ka vdekur derisa ishte duke peshkuar afër një lumi në Gjilan.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e personit, derisa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.