Gjilan: Shtiret se është pronar i një firme në Zvicër dhe ia merr 1150 euro një personi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.V pasi kishte mashtruar një person në Viti duke u paraqitur se është pronar i një firme në Zvicër dhe kinse për t’ia bërë dokumentet ia merr 1150 euro.

Ai kishte kontaktuar me të dëmtuarin F.M përmes Facebook dhe është shtirur sikur po kërkon punëtorë.

I pandehuri pasi kishte pranuar të hollat përmes ’Western Union’’ nuk i ishte përgjigjur më të dëmtuarit.

Me këto veprime, i pandehuri R.V., ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.