Gjilan: Caktohet masa e paraburgimit ndaj gruas që deshi të vriste një burrë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës B. B.

Pasi që sipas prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se më 8 tetor të këtij viti, e pandehura me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, shkruan Ballkani.info.

“Për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë” vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi qëmasat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Ballkani.info/

loading…