Gjiko shfaqet i lumtur në krahët e Elitës gjatë udhëtimit të tyre në Milano

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të publikojë këngën e tij më të re me titull “Gjoni”.

Ai ka publikuar një pjesë të shkurtër nga klipi në Instagram, duke i lajmëruar fansat e se ka vendosur ta ketë gati atë për ta në orën 14:00.

Ndërkohë, teksa është në prag të publikimit të projektit të tij më të ri muzikor, reperi nga Peja duket se në të njëjtën kohë po shijon edhe disa ditë të mira pushimi në Itali.

Kjo pasi ai së bashku me gruan e tij, Elitën, vendosën të publikojnë për ndjekësit e tyre në Instagram disa fotografi të përbashkëta, ku shiheshin duke kaluar kohë produktive së bashku në Milano.