Reperi

Gjiko qëllon veten me armë zjarri, e publikon këtë video

Disa ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një foto që reperi Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi i kishin drejtuar armët njëri tjetrit.

Të gjithë aluduan se çifti i njohur i shoëbizit do të vinin me një projekt të ri.

Siç duket thashethemet  ishin të vërteta, Gjiko dhe Elita po vijnë me një videoklip.

Këtë e bënë vetë të ditur çifti, duke na treguar disa skena nga videokipi që pritet të dalë  me 11 të këtij muaji.

Në videon e publikuar nga reperi, shihet Elita e lumtur duke i dhënë makinës, ndërsa Gjiko i plagosur dhe duke kënduar qëllon veten, fansat kanë mbetur të shokuar pasi e gjithë skena dukej si e vërtetë.