Gjiko përgatitet për verë, blen edhe një motoskaf

Reperi, Gjiko është duke u përgatitur për verën më shumë se sa për koncertet e tij.

Ai ka hedhur disa imazhe në llogarinë e tij InstaStory teksa shfaqet në një nga bregdetet.

Reperi shqiptar siç shihet është duke u përgatitur për verë, madje thotë se ka blerë edhe motoskaf.

Gjiko së fundmi është bërë baba për herë të parë i një djali të cilit ia ka vënë emrin, Zëri, emër ky që u bë viral në rrjetet sociale.

Ndërkaq, reperi është duke punuar vazhdimisht në projekte të reja pa lënë anash edhe koncertet.