Gjiko i tha se nuk e dëshiron afër Elitës, reagon Mialim Zeka

Milaim Zeka përmes një videoje tregon ‘arsyen’ e deklaratës së Gjikos.

Një ndër çiftet më të komentuara të shoubizit vendor, janë edhe Elita Rudi dhe Gjiko.

Dyshja ishin së fundi të ftuar në një intervistë për “NIN”, e në një prej pyetjeve reperi kishte për detyrë të përgjigjej se kë nuk do dëshironte ta kishte mysafir gruaja e tij.

Me këtë rast, ai dha emrin e ish-deputetit Milaim Zeka, e këtë e arsyeton për shkak të fjalorit që ai përfor.

Këtyre deklaratave i është përgjigjur vet Zeka, duke publikuar një video nga një fragment i një interviste të realizuar më parë me Elitën.

“Imagjino, me qenë në ISIS ne, me t’i pa ty gjokset, asnjë i ISIS-it nuk na kish gjuajt neve”, thotë ndër të tjera Zeka në atë intervistë.

Kujtojmë se Elita Rudi dhe Gjiko pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të dytë, kësaj radhe mirëpresin një vajzë.