Gjiko flet për rastin e akuzave të dhunimit, ja se çka thotë ai

Mbrëmë rep-artisti Gjiko në emisionin “Më lër të flas”, për herë të parë ka folur rreth procesit gjyqësor me të cilin po përballet.

Ai tregoi se e ka përjetuar rënd, këtë por është munduar ta tejkaloj.

“Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikishit. Kur lexon në një gazetë që thotë ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë provë, të fut në burg. Si mundet një portal të japë moshë, të thotë që ekziston video, dhe shumë gjëra të tjera. Unë e di që nuk ka shkuar asnjë person për mua në polici dhe të thotë që ky më ka përdhunuar”, tha ai.

Po ashtu Gjiko tha se “e vërteta do të dalë në shesh së shpejti” dhe se të gjithë ata që kanë akuzuar do të mbajnë përgjegjësi.

“Le ta dinë të gjithë që herët apo vonë, e vërtetë ka për të dalë. Herët apo vonë, ata që kanë dashur të më njollosin, do të dalin para gjyqit. Edhe ata persona të njohur, që kanë ndikim dhe kanë shkruar në rrjete sociale diçka që nuk është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi”, shtoi tutje ai.