Gjiko, Elita dhe Milaim Zeka darkojnë së bashku

I ftuar së fundmi në NIN, Gjiko deklaroi se ai nuk do të donte të shihte bashkëshorten e tij, Elita Rudin, duke intervistuar gazetarin Milaim Zeka.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë nëpër rrjete sociale, por nuk e ndaloi çiftin që të kalonin në mbrëmje duke darkuar bashkë.

Gjiko ditën e djeshme ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shihet në një darkë bashkë me Milaim Zekën dhe gruan e tij.

Në darkë ishin prezent edhe dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.