Gjiko dhe Elita festojnë ditën e të dashuruarve në qytetin e dashurisë

Këngëtari Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi prindër të një djali nuk kanë harruar aspak fjalën : Romancë.

Ata kanë shfrytëzuar datën 14 shkurt apo Shën Valentinin për të udhëtuar në Verona të Italisë, shkruan Ballkani.info.

Bashkë të birin Zërin, dyshja ka shkrepur edhe disa fotografi për ti mbajtur gjatë në memorie, por edhe i ka ndarë ato me publikun në rrjetin social Instagram.

/Ballkani.info/