Gjilan, arrestohet i dyshuari pasi kanos familjarët e tij

Policia raporton se dje në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar, pasi kishte kanosur familjarët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur familjarët e tij”.

“I dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet në raportin e Policisë.