Gjiganti i teknologjisë dhuron 30 superkompjuterë për të luftuar koronavirusin
Shumë kompani kanë ofruar resurset e tyre për të rritur kërkimet dhe luftuar COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi dhe këtyre kompanive u është bashkuar së fundi NVIDIA.
Prodhuesi i njohur i kartave grafike ju bashkua Konsorciumit të Kompjuterikës së Performancë të Lartë themeluar për të luftuar COVID-19.
Duke ju bashkuar këtij grupi NVIDIA do të ofrojë 30 superkompjuterë me performancë të kombinuar prej 400 petaflops. Gjithashtu do të ofrojë ekspertizë në inteligjencë artificiale.
Kontributet e kompanive të teknologjisë, veçanërisht ato të kompjuterikes mund të provojnë jetike për zhvillimin e një vaksine për COVID-19 apo izolimin e sëmundjes.